ShowBizzz

Një tjetër çift i njohur drejt divorcit

Thuhet se aktori i famshëm George Clooney po shkon drejt divorcit me bashkëshorten e tij. Burimet raportojnë se 63-vjeçari dhe Amal Clooney janë nën presion për të gjetur kohë për njëri-tjetrin për shkak të angazhimeve.

Clooney, ka qenë i martuar me Amal Clooney që nga viti 2014. Dhe më pak se një dekadë, kjo është lidhja dhe martesa e tij më e gjatë deri më tani. Një burim i afërt është shprehur për In Touch se:

“Ata janë të dy punëtorë shumë të aftë, kështu që është sikur jetojnë në flluskën e tyre të vogël. Ata janë në dy botë shumë të ndryshme 90 për qind të kohës. Ata po bëjnë jetë të ndara.”

Gjithësesi duhet të presim edhe pak nëse çifti do të bëjë ose jo një deklaratë sa i përket lidhjes së tyre dhe zërave që qarkullojnë për një divorc të mundshëm mes tyre.



ks