Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Kosova”, thuhet se i kanë dhënë fund beqarisë. Ka qenë një postim i futbollistit Lumbardh Salihu në rrjetet sociale që nxiti dyshimet që tashmë çifti kanë kurorëzuar me martesë historinë e tyre të dashurisë.
Lumbardhi ka publikuar në Instagram një foto me partnren e tij, Kader Kicaj, teksa ndodhen brenda në makinë, ndërsa krahas saj shkruan: “Një bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur.” Kjo frazë ka shtuar dyshimet e publikut se çifti i kanë dhënë fund beqarisë, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e dyshes, thote zoom.al. Historia e tyre dashurisë së Kaderi dhe Lumbardhi filloi në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ku çifti u dashuruan me njëri-tjetrin dhe e vazhduan lidhje e tyre edhe pas daljes nga reality show. Lumbardhi u shpall fituesi i edicionit të dytë të “BBVK”, duke fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.
bal