Kylie Jenner pati një moment emocional në episodin e ri të The Kardashians. Ndërsa ishte ulur në një divan me motrën më të madhe Kendall Jenner, Kylie, 26 vjeç, shpërtheu në lot ndërsa diskutonte se sa urrejtje ka marrë për pamjen e saj ndër vite.
“Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 13 vjeç. Thjesht bëhet rraskapitëse”, tha ajo mes lotëve. Në një rrëfim, Kylie shtoi: “Unë dëgjoj gjëra të këqija për veten time gjatë gjithë kohës”.
“Muk kam qarë kurrë më parë për këtë, por më prek”.
Në sezonin 3 të shfaqjes, Kylie shtoi gjithashtu se ata që e akuzonin për operacione plastike për të ndryshuar veten për shkak të pasigurive ishin jashtë mase.
“Më kujtohet gjithmonë se isha fëmija më me vetëbesim. Gjithmonë e kam dashur veten, ende e dua veten dhe një nga keqkuptimet më të mëdha për mua është se unë isha e pasigurt dhe bëra kaq shumë operacione për të ndryshuar të gjithë fytyrën time, gjë që është e rreme, unë kam bërë vetëm fillers”, tha Kylie.