LifeStyle

Menuja se si duhet të ushqeheni nëse trupin e keni në formën e dardhës

Trupat “dardhë” janë të shëndoshë në zonën poshtë mesit, ato depozitojnë dhjamë rreth vitheve dhe kofshëve. Sfida më e madhe për këtë tip? Rënia në peshë. Kur ne ulim kaloritë trupi është i predispozuar të djegë fillimisht dhjamë nga zona rreth barkut.

Kjo gjë është shumë pozitive për personat që kanë bark por “dardhat” nuk e kanë problemin aty. Përkundrazi, ato kanë nevojë të ulin perimetrin në pjesën e poshtme të trupit, e cila refuzon të “tkurret”. Disa teori mbështesin faktin se rënia në peshë në zonën poshtë belit është e vështirë pasi ajo është e lidhur me aftësinë riprodhuese të femrës dhe për këtë trupi i saj e mban fort! Një shpjegim tjetër i mundshëm është dhe prania e celulitit që e bën qarkullimin e gjakut të vështirë në depozitat e dhjamit dhe si pasojë ai nuk përdoret për energji.

Nëse do të flisnim për shëndetin, këtu “dardhat” janë me fat. Ky dhjamë pasiv që ndodhet përreth vitheve jo vetëm nuk ka pasojë rrezik për sëmundje të ndryshme por përkundrazi, ndoshta ndihmon në rregullimin e insulinës dhe në rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë mbetet akoma shumë për të mësuar përse trupat në formë “dardhe” janë më të favorizuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet.

Ushqyerja për tipat e trupit “dardhë”

Kjo dietë konsiston në reduktim të ndjëshëm të yndyrnave sepse ky tip i trupit është i predispozuar të depozitojë dhjamë me shumë “kënaqësi”! Një dietë e pasur në karbohidrate komplekse si drithra, fasule; proteina si mishi i bardhë, i pulës dhe peshku; fruta dhe zarzavate është e përshtatshme për të hequr kilogramët e tepert.
Krahas dietës, ushtrimit fizik do të ishte një ndihmë shumë e madhe. 30 minuta ushtrim aerobik si vrap, ecje, bicikletë nga 3 herë në javë, të kombinuara me 2 herë ushtrim force per pjesën e sipërme të trupit, do sillte një ekuilibër midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit.

Shembull ditor 1,500 kalori
750 kalori nga karbohidratet, 375 kalori nga yndyrnat, 375 kalori nga proteinat

Mëngjes
• 1 fetë bukë thekre me pak gjalpë stikash ose kikiriku, 1 banane, ½ portokall

Paradite
• 6 krakera me fibra, 40gr gjizë

Dreka
• 120gr mish pule ose peshk me salcë domatesh të freskët dhe erëza, sallatë jeshile me fasule të kuqe, misra dhe bishtaja, karota të ziera, dhe ½ filxhan luleshtrydhe ose fruta pylli.

Pasdite
• 1 kupë kos pa yndyrë në formë taratori, 1 mollë jeshile ose kivi

Darkë
• Sallatë me brokoli ose lakër të bardhë dhe limon, sanduiç me 60gr bukë thekre, 50gr peshk ton në ujë ose gjoks pule ose 1 vezë të zierë, djathë pa yndyre, domate, sallatë jeshile dhe pak ullinj

Para gjumit
• Kakao me qumësht pa yndyrë dhe pak çokollatë të zezë.