Në Dortmund ka festë kuqezi dhe atmosferës elektrizuese që kanë krijuar tifozët e Kombëtares shqiptare i është bashkuar edhe tifozeria rivale, ajo italiane.
Përveç këngëve të kënduara njëzëri së bashku, vëmendjen e kamerës së A2 CNN e ka rrëmbyer një çift italo-shqiptar.
Gazetari me humor i ka pyetur se sa kohë ka që kanë nisur debatet mes tyre dhe vajza shqiptare u përgjigj duke thënë: ‘Që kur ka dal që do luanim kundër njëri-tjetrit’.
E pas batutës me shortin e Europianit, çifti italo-shqiptar u pyetën nëse edhe me ndeshjen do të ndodhë njësoj si me argumentet brenda shtëpisë që i fiton përherë bashkëshortja.
‘Edhe sot do fitojë Shqipëria’, ishte përgjigja e vajzës shqiptare, ndërsa partneri i saj u përgjigj duke thënë: ‘Jo, jo fiton Italia këtë mbrëmje’.
‘Po jemi rivalë, por e rëndësishme është të argëtohemi. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur’, shtoi ai.