Bukuroshja shqiptare, me origjinë nga Dibra, ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese, por vëmendjen e mori përshkrimi në gjuhën shqipe.
“Ku gjen më mirë?”- është kjo pyetja që bën Bebe Rexha në postimin e saj të fundit në Instagram. Dhe po, pyetja është në shqip.
Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve.
Madje, Bebe pati premtuar vitin e kaluar një këngë në shqip, por ende nuk është publikuar.