Aktori dhe këngëtari italian Massimiliano Varrese ka foli në Shqipëri për jetën e tij personale dhe profesionale.
I ftuar në emisionin Top Arena artisti është pyetur edhe për marrëdhënien që ai ka pasur me Heidi Bacin në Grande Fratello.
Për sa i përket këngës së fundit, nëse ishte një dedikim për Heidin ose jo, Massimiliano dha këtë përgjigje: “Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që kam pasur”.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Big Brother VIP3 a e ke parë?
Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas.
Pyetje: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhe shumë të fortë dhe shumë energjikë.
Pyetje: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur
Pyetje: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.
bal