Gjilan – Sami Dalipi një mjek i njohur nga Dobrosini i cili tërë jetën jetoi dhe veproi në Luzern të Zvicrës është ndarë nga kjo botë këtë të diele. I dashur me të gjithë, i edukuar dhe i rritur në një frymë shumë civilizuese, Sami Dalipi pos punës së tij profesionale gjithmonë ka jetuar dhe ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm edhe për problemet politike në Kosovë e kudo në viset shqiptare.
Është ndarë nga jeta psikiatri i njohur Sami Dalipi i cili së fundit kishte hapur klinikën e tij private të psikiatrisë në Luzern të Zvicrës.
Sami Dalipi ka jetuar e vepruar në mënyrë vertikale duke e dashur të mirën dhe progresivën, duke punuar natë e ditë për integrimin e shqiptareve në Zvicër.
Njëri nga të afërmit e tij Vaxhid Sadriu ka shkruar sot në rrjetet sociale:
Me zemër të thyer pranuam lajmin për vdekjen e baxhanakut dhe nipit tonë Dr. Sami Dalipi i cili sot ndërroi jetë në Spitalin e Llucernit të Zvicrës.
Doktor Samiu u lind në fshatin Dobrosin, mbaroi studimet e Mjekësisë së Përgjithshme në UP kurse në vitet e 90-ta migroi në Zvicër ku edhe u punësua në Spitalin e Llucernit në Klinikën Interne, kurse pas mbarimit të studimeve të doktoratës për Psikiatri hapi Klinikën e tij private të Psikiatrisë në qytetin e Llucernit ku punoi me shumë përkushtim dhe devotshmëri!
Dr. Samiu ishte jo vetëm një profesionist i madh, por edhe një njeri me integritet të lartë, humanist dhe dorëdhënës deri fundë. U prehtë në paqe dhe i pastë shpirti dritë përjetësisht.rajonipress/