Horoskopi

“Shenja që kërkojnë ta manipulojnë” Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kujdes me shpenzimet nesër

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për javën që sapo nisëm, në “7pa5” në Vizion Plus.

Nisim një javë me Mërkurin dhe Venusin tranzit, nga binjakët të gaforrja. Pjesa e vëmendjes do largohet nga çështjet praktike dhe materiale, për të kaluar të bota e ndjenjave dhe emocionit.

Është java e tretë që nisja e javës nuk është e lehtë dhe komode. Mesi i javës dhe deri në fund ka zhvillime shumë pozitive.

E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira.

Dashi
Janë të vendosur për tu dhënë drejtim çështjeve që u përkasin emocioneve. Do emërtojnë çfarë duan dhe çffarë jo. Mënyra si i shfaqin emocionet duhet të jenë të kujdesshëm. Pasi mund t’i shfaqin në vendin e gabuar dhe kjo nuk do lerë një shije të mirë. Zgjidhni njerëz që i njihi prej kohësh.

Demi
Organzim shumë i mirë i agjendës në mesjavë. Lëvizjet trekëndore janë shumë produktive. Çfarë ka të bëjë me punën dhe karrierën e tyre që kërkon ndihmësën e fatit duhet të shfrytëzohet e mërkura, e enjtja dhe e premjta. Kujdes me miqtë dhe me shokët.

Binjakët
Ngarkesat emocionale vazhdojnë të jenë prioritet i mendimeve dhe emociove të tyre. sot edhe nesër, frika e ndonjë ndikimi nga mendimi i dikujt është prezent dhe mund t’ju çorjentojë. Në vendosje tranzitore të planetëve, nuk merren vendime të formës së prerë. Ose nuk shprehim vendime sikur jemi të vendosur.

Gaforrja
Me çështje që i përkasin familjes dhe bashkëpuntorëve do veshin emocionin për mirë, apo për vështirësi sot. Do ta gjeni veten të rrethuar me shumë dashuri në ambjentet ku ndodheni.

Luani
Duhet që sot dhe nesër të qëndroni larg blerjeve të rëndësishme. Vendosja e venusit dhe Mërkurit te Gaforrja ka një tendencë për të shpenzuar çfarë keni në xhep, por është lëvizje e nxituar. Nga mesi i javës dhe në vazhdim do jeni më të drejtë me shpenzimet. Nga nesër nis një javë që ka një rutinë të paqtë.

Virgjëresha
Shqetësimet në raportet perosnale do ngjyrosë fillimin e javës. Mund të ndryshojë humorin herë pas here. Do ishte mirë të qëndroni dhe zgjidhni që të shpenzoni kohën me miqë dhe shokë, ose kolegët që i keni pranë vetes.

Peshorja
Duhet të qëndroni larg çdo njeriu që u krijon idenë sikur duan ta manipulojnë. Mbani larg kur u japin ndjesinë se duan të përfitojnë prej jush. Për të shmangur nervozizmin qëndroni larg tyre.

Akrepi
Nga sot, Marsi në trekëndësh me mërkurin sjell ditë shumë të mira për punët e tyre. Nesër paradite dhe në vazhdim, do bëhet e munur që Akrepët të ndihen më të sigurt, më mirë dhe më bashkëpunues me këdo që kanë në tërritor.

Shigjetari
Duhet para se të gjykojnë të sigurohen që informacionet që marrin janë të duhurat. Ky filtrim informacioni duhet bërë para se të vendosen para marrjes së vendimeve. Nëse nuk e bëjnë do kenë ditë me rrjedhë të gabuar në lidhje me njerëz që duan.

Bricjapi
Duke qenë që përballë tyre kalon Mërkuri dhe Venusi bën të themi, lum për Bricjapët beqar. Nuk ka periudhë më të mirë për të vendosur veten në qendër të vëmendjes dhe për të bërë zgjedhjet më të mira të mundshme. Kanë një tendencë për t’ju larguar realitetit që do bëjë përshtypje nga njerëzit që i rrethon.

Ujori
Do duhet të qëndrojnë larg blerjeve të rëndësishme. E Mërkura dhe e enjtja janë ditë perfekte për shpenzime dhe investime. Përsa i përket punës, e premtja është një ditë shumë e mirë për të plotësuar në perfeksion agjendën e javës.

Peshqit
Sot edhe nesër bëni pushim. Ndjesia dhe dëshira për të qenë larg, të mos bëjnë asgjë është shumë e fortë. Nisur nga nesër, me mërkur dhe venus, i favorizon. Hyrja e neptunit në lojë masni çdo gjë me metër.