ShowBizzz

I kërkohet të marrë në telefon Meritonin dhe t’i kërkojë 5 mijë euro borxh, si reagoi vëllai i Ilnisës?

Mbrëmjen e djeshme në Top Arena, ishte i ftuar vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli.

Ai tregoi se çifti tashmë po pushon dhe relaksohet, por njëkohësisht po punojnë edhe për projektet e tyre.

Moderatorja Alesia Bami, i kërkoi atij të telefonojë Meritonin, që t’i kërkojë 5 mijë euro, por ai tha se duhet të mendojë për çfarë do ia kërkojë paratë.

Kevin: “Jam shumë afër tyre. Nga çifti nuk kam shpëtuar tërësisht, ata po kalojnë kohë shumë të mira, po pushojnë dhe po vënë para projektet e tyre”.

Moderatorja: Një motër si Ilnisa dhe një kunat si Meritoni, për çfarë të shqetësojnë më shumë.

Kevin: “Ku janë, ku është njeri-tjetri, ku është tjetri, unë jam pika koordinuese e të dyve”.

Moderatorja: Ore po ta marrësh Meritonin t’i kërkosh 5 mijë euro p.sh, e bëjmë dot atë telefonatë.

Kevin: “Ai nuk e di që jam këtu, po xhiron një projekt”.



ks