Ne nuk mund ta ndalojmë kohën, por mund ta ngadalësojmë atë. Ekspertët thonë se sekreti është të bëni zgjedhje më të shëndetshme dhe të hiqni dorë nga zakonet e këqija.
Pirja e duhanit
Sipas Fox News, dëmet e pirjes së duhanit janë të njohura, jo vetëm për shëndetin e mushkërive, por edhe për plakjen e parakohshme të lëkurës dhe rritjen e rrezikut të humbjes së dhëmbëve.
Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë plakje të lëkurës, rrudha, varje dhe njolla. Përdorimi i përditshëm i një kremi kundër diellit me SPF të lartë dhe shmangia e ekspozimit maksimal në diell do të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës.
Të ushqyerit e dobët
Një dietë e bazuar në ushqime të përpunuara, sheqer dhe yndyrë shkakton inflamacion, redukton kolagjenin dhe përshpejton plakjen e lëkurës.
Ushtrime të pamjaftueshme
Pasiviteti fizik përshpejton plakjen, duke çuar në humbje të muskujve, ulje të densitetit të kockave, shtim në peshë dhe probleme kardiovaskulare. Nga ana tjetër, ushtrimet e rregullta janë thelbësore nëse dëshironi të ruani gjendje të mirë fizike dhe të qëndroni të rinj.
Konsumimi i shpeshtë i alkoolit
Alkooli dehidraton lëkurën, ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe është i lidhur ngushtë me obezitetin. Konsumimi i tepërt i alkoolit përshpejton plakjen duke shkaktuar dehidrim, mangësi ushqyese, inflamacion, dëmtim të mëlçisë dhe humbje të kolagjenit.
Stresi
Sipas ekspertëve, stresi kronik shkakton lirimin e hormoneve si kortizoli dhe adrenalina, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion dhe të dëmtojnë ADN-në dhe qelizat. Gjithashtu shkakton stres oksidativ.
Gjumi i pamjaftueshëm
Dhe mungesa e gjumit përshpejton plakjen duke ndikuar në pamjen e lëkurës, duke rritur inflamacionin dhe duke prishur ekuilibrin hormonal.