LifeStyle

Diss-e mes tyre? Mozzik thotë se Ledri Vula ka ftohur raportet me të papritur

Një vit më parë Ledri Vula dhe Mozzik bashkëpunuan dhe sollën këngën “Boom boom”.

Por, gjërat ndryshuan shpejt se u duk se raporti mes tyre u ftoh. Madje, dëgjuesit vunë re diss-e mes tyre në disa projekte. (KLIKO)

Në këngën e tij “Paranormal”, Ledri thotë: “I like Lori Hoxha and Loredana.N’rreth me m’u sill njizet fustana”.

I pyetur mbi këtë varg në podcastin e Burim Pacollit, Mozzik tha se Ledri është super djalë, por shtoi se ka parë një distancim nga ana e tij.

“Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha.”