ShowBizzz

FOTO/ “Jam e para që guxoi”- Alban Skënderaj i përgjigjet Elvanës pasi ajo e “thumboi”?

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje; pse mikrofoni i tij është ndryshe nga ai i Elvanës?

“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin”-tha Elvana.

Ky u mor direkt si një thumb ndaj Alban Skënderaj, i cili mbajti pak ditë më parë koncertin e tij në stadiumin “Air Albania”, si dhe u përfol për numrin e madh të pjesmarrësve.

Pas kësaj “kunje” që u duk sikur ishte për të, Albani ka reaguar me një story ku shfaq një pamje nga koncerti i tij i tejmbushur, teksa shkruan: Ndonjëherë mjafton një kitarë.

Me këtë, mos ndoshta artisti ka dashur të tregojë se nuk ka nevojë për shumë zhurmë, veshje ekstravagante dhe performanca që bien në sy, por mjafton një kitarë dhe pak thjeshtësi për të mbushur një stadium të tërë?