ShowBizzz

“Kryqëzimi” në rrjet pas gabimit ndaj Italisë, Elseid Hysaj reagon publikishit

Pas linçimit që iu bë në mediat sociale Elseid Hysaj është rikthyer me një mesazh për tifozët shqiptarë.

Në një status në Instagram ai kërkon falje për gabimim teknik në golin e dytë që Shqipëria pësoi ndaj Italisë. Ai shkruan se ishte gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores.

Mbrojtësi i Kombëtares shkruan se do bënte çdo sakrificë për fanellën kuqezi siç ka bërë gjithmonë.

Në fund falenderon mbështetësit për mesazhet e kurajos.

Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gith tifozave shiptar per gabimin teknik dhe instiktiv qe shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores!

Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vien keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik. Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe kegardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.

Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone.”



lokimagazine