Prokuroria e kryeqytetit, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor të videos e cila përmbante dhunë mes Princ Lekës dhe ish- bashkëshortes së tij Elia Zaharisë, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje.
Princ Leka gjatë deklaratave publike ka hedhur dyshimin se kjo video është nxjerrë nga strukturat e policisë, apo nga prokuroria kur ai dorëzoi videon teksa ka bërë dhe denoncimin. TCH thote se Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi.
Sipas verifikimeve ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se ka komunikim Blerta Celibashi. Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i ka dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe. Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.
Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën, sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.
bal