Adri dhe Iliriana kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin më të ri muzikor.
“Ti kur dojshe” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja vijnë me një paraqitje të mrekullueshme në klip, ku edhe kanë marrë vëmendje me paraqitjen.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Të njëjtit pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2 kanë sjellë një mori këngësh që edhe u pritën mirë nga fansat.
Çifti mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda, duke u pëlqyer për lojën që zhvilluan si dhe për energjinë pozitive.
Ata tani po vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.