“Mbreti i reggaeton”, William Omar Landrón Rivera, i njohur artistikisht si Don Omar, ka njoftuar se vuan nga kanceri, siç raportojnë mediat spanjolle.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Urimet e mira janë gjithmonë të mirëseardhura. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Don Omar në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
View this post on Instagram
Disa fansa i kanë qendruar pranë artistit duke shkruar: “Mbreti nuk dorëzohet, Zoti të bekoftë”, “Betejë e vështirë, por ne, edhe pa të njohur, të pamë të luftosh në jetë, e dimë që je një luftëtar i denjë”.
Këngëtari nga Porto Riko nuk ka specifikuar llojin e kancerit nga i cili vuan, por në foton përkatëse duket se ndodhet në SHBA ku po trajtohet.
Don Omar u bë i njohur për disa nga këngët e tij, më së shumti ‘Danza Kuduro’, e cila u përdor në filmin ‘Street Fighter 5: Riot Heist’./abcnews.al