Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline, Ermal Fejzullahu, Luiz Ejlli e Dj Gimi-O po vijnë me duet.
Ishte Luizi ai i cili ndau një fotografi nga xhirimet ku shihet bashkë me dy artistët e tjerë.
Të tre janë shfaqur të veshur me këmisha të bardha duke buzëqeshur teksa lenë të kuptojmë që do të sjellin një klip interesant.
“Së shpejti “Mos Luj”, shkroi Ejlli përbri fotografisë e cila menjëherë pas publikimit mori pëlqime e komente të shumta nga fansat.