Angelina Jolie dhe vajza e saj më e vogël Vivienne morën pjesë në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony në Nju Jork më 16 qershor 2024.
Producentja 49-vjeçare e “The Outsiders” pakaloi në tapetin e kuq në Teatrin David H. Koch të Lincoln Center në Nju Jork, e veshur me një fustan kadife ngjyrë gri të gjelbër nga Versace. Sakaq, fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian. Është një dallëndyshe në fluturim.
Ky zog ka një kuptim të thellë. Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti. Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.