ShowBizzz

“Kur do të martohesh?” Egla Ceno i përgjigjet ndjekësit

Aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të BBV, Egla Cena, postoi një “Ask me Question”, ku mbi të kishte shkruar “Përgjigje për 10 pyetjet ‘inteligjente’”.

Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh”, së cilës Egla i dha përgjigjen epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare.”, shoqëruar me emoxhin duke qeshur.

Gjithashtu, me anë të pyetjeve të tjera ajo zbuloi se së shpejti do ta shohim me një stand up, por edhe në teatër ose film.



lokimagazine