ShowBizzz

Nga emisioni i njohur në Rai 1 te propozimi për martesë nga Genar Topalli, flet Cindy Marina: Kemi dasmë

Cindy Marina është një moderatoret sportive më të pëlqyera nga vendi ynë. Ajo së fundmi, ka qene e ftuar në emisionin sportiv të njohur “Paparazzi” në Rai 1.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Cindy ka treguar si ishte kjo eksperiencë. Ajo sakaq, ka folur dhe për raportet me koleget e saj.

“Ishte një emision shumë i këndshëm, kam folur dhe për karrierën time. Gjithashtu për ndeshjen dhe për rezultatin, pasi ata ishin shumë të lumtur për fitoren e Italisë, por dhe ne për Shqipërinë.

Puna ime është gjigande dhe kur je në një stadium ku dominojnë meshkujt, më bëhet qejfi që ka dhe vajza gazetare. Në Shqipëri ne kemi shumë vajza gazetare që janë shumë të talentuara dhe unë i vlerësoj shumë.  Këtu dua të përmend, Hygerta Sakon e vlerësoj shumë, Viola Spiron është shumë e talentuar dhe kam shumë miqësi”.

Sa i përket propozimit që i bëri partneri i saj, Genar Topalli në Portofino, Cindy u shpreh se nuk e priste dhe zbuloi se së shpejti do të bëjnë dasmë.

“I thash po. Nuk e prisja në atë moment me thënë të drejtën, mu duk se ishte një shaka, por ndodhi. Ishte shumë bukur.

Patjetër e kemi menduar dasmën, por duam ta mbajmë pak private tani”./abcnews.al