Një ditë pasi ndau diagnozën e tij të kancerit me botën, këngëtari Don Omar befason serish: Artisti lajmin e gëzueshëm se pas një operacioni, ai tani nuk ka më kancer dhe se po fokusohet në shërimin e tij ndërsa përgatitet të nis turneun në SHBA ‘Back to Reggaeton’.
“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja” ka shkruar këngëtari i “Bandoleros” thuhet ne postimin e tij në Instagram.
Fotoja ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime, duke përfshirë një nga kolegu i tij muzikant Machine Gun Kelly. “Operacioni im ishte një sukses. Tani për t’u rikuperuar” përfundoi ai përditësimin për fansat e tij. Omar aktualisht është në mesin e turneut të tij të shtatë, i cili është në pauzë deri në gusht, kur ai do të rifillojë shfaqjet në Oakland, Kaliforni. Turneu përfundon në Belmont, Nju Jork, në shtator pas ndalesave në Teksas, Florida dhe më shumë.
bal