ShowBizzz

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim se*ksual. A do të përballet dyshja në gjyq? Ja si përgjigjet Egla Ceno

Aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të BBV, mbrëmjen e djeshme postoi në “Instastory” një “Ask me a Question”.

Në pyetjet e drejtuara nga ndjekësit, nuk mungoi as ajo për gjyqin me Saimir Kodrën.

Rikujtojmë se Egla Ceno deklaroi se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Deklaratë kjo që bëri shumë bujë, kur ky i fundit paralajmëroi se do të bënte padi penale.

Mirëpo, siç duket një përballje në gjyq nuk ka ndodhur ende.

“Po merresh me gjyqin?”, shkruhej në një nga pyetjet.  

“Jo. Nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmimesh seksuale në punë. Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike, si logjistike. Gratë duhet të flasin nëse duan të shpëtojnë nga derrat! Duhet të jemi bashkë në këtë ‘luftë’! Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë!”, i është përgjigjur Ceno pyetjes.