Me anë të një story në “Instagram”, reperja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në “Alba Festival”.
Ajo nuk e ka sqaruar më gjatë arsyen e këtij vendimi, vetëm ka thënë se nuk ishte në dorën e saj.
“Pjesëmarrja ime në ‘AlbaFestival’ anulohet. I kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time. Shihemi në verë”, shkroi ajo në “Instastory”.
Kështu, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes në minutën e fundit mbetet e paqartë.
Kujtojmë se projekti i saj i ri u bllokua nga ish-menaxheri Hykolli në “You Tube”. Çështje të cilën Tayna ka paralajmëruar se do ta ndjekë në rrugë ligjore.