LifeStyle

Çfarë duhet të bëni kur mendoni se nuk mund të arrini asgjë

Ka momente kur ndjen se asgjë nuk mund të të ndalojë të arrish qëllimin tënd dhe ka edhe nga ato që çdo gjë të duket si një mal, duke pasur ndjenjën se nuk mund të arrish asgjë dhe po bën gjithçka gabim.

Sikur ta dinit se sa e zakonshme është, duke pasur parasysh se mediat sociale dhe kërkesat e jetës moderne kanë shtuar më shumë stres dhe shqetësim në shpinën tonë. Ndaj, kur mendoni se jeni të papërshtatshëm dhe nuk ia dilni dot, lexoni se çfarë duhet të bëni!

Lëreni veten të lirë. Është një situatë me të cilën mund të duhet të jetoni, ndaj lëreni veten të kaloni këtë fazë. Nuk ka kuptim të shmangni ndjenjat tuaja, pasi e dini shumë mirë që në një moment ato do të kthehen. Lëreni veten të qajë dhe kur të qetësoheni, përpiquni të kuptoni nëse ka diçka më të madhe pas saj apo nëse ishte mënyra juaj e shfryrjes.

Bëni një bilanc, pasi është e sigurt që nuk keni bërë gjithçka gabim. Nëse është e nevojshme, mbani një ditar dhe shikoni përparimin tuaj, nëse për shembull bëhet fjalë për punën tuaj – dhe jo vetëm kaq. Në këtë mënyrë do të mbani mend gjëra për veten tuaj, të cilat me siguri i keni harruar, duke marrë forcë.

Bëni një pushim dhe dilni për një shëtitje. Ne nuk mund të jemi produktivë gjatë gjithë kohës dhe një pushim do t’ju ndihmojë të merrni distancën që ju nevojitet për të pastruar mendjen tuaj. Një shëtitje do të kontribuojë pozitivisht në pushimin tuaj, pasi ecja do të zvogëlojë stresin tuaj, ndërsa disa kohë në natyrë do të largojë mendimet negative nga mendja juaj.

Flisni me një mik, pasi mbajtja e ndjenjave brenda nuk është mirë për ju. Edhe nëse ju duket se nuk doni të ndani problemin tuaj, në momentin që do ta përmendni, do të shihni se si do të ndiheni më mirë. Nëse ndiheni të sikletshme ta ndani atë, mund të bëni një hyrje ndërsa përpiqeni të kuptoni nëse personi tjetër mund ta dëgjojë atë dhe është i gatshëm t’ju drejtojë.

Filloni ta doni veten më shumë. Sado e zakonshme t’ju duket, është e vetmja metodë që mund të përdorni për të hequr qafe stresin që ju pushton. Bëj gjëra që tregojnë se kujdesesh për veten dhe të bëjnë të ndihesh më mirë. Mund të jetë një banjë, ose të dëgjoni muzikë relaksuese, ose t’i dhuroni vetes një dhuratë.