ShowBizzz

Drejtimi i BBVK3 nga Luizi dhe Arbana? Alaudin Hamiti hedh “kunjat” e para

Pritet për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”, pas suksesit rekord dhe momenteve të paharrueshme të sezonit të dytë.

Ndërsa kurioziteti rritet për atë që do të sjellë sezoni i ri, moderatori Alaudin Hamiti foli më shumë gjatë një intervistë për “Kosova Today”.

Gjatë intervistës, Hamiti nuk specifikoi shumë, por konfirmoi se detajet për sezonin e tretë do të zbulohen në shtator.

JEHONA: Kurreshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur ndalen dritat. Çka mund të zbulosh?

DINI: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.

KRONI: Pra do kemi 3-shin gjithsesi.

DINI: Po patjetër, si mbetet të shihet

JEHONA: Pra të gjitha lajmet duhen injoruar?

DINI: Nuk do të thotë me i injoru por le t’i marrin në formën si dojnë ata. (Referuar edhe lajmeve se BBVK3 do të ketë drejtues Luizin dhe Arbanën)

Me sezonet e mëparshme të njohur për kastin e tyre dinamik dhe momentet e bukura dhe ato dramatike, pritshmëritë janë të larta.



lokimagazine