ShowBizzz

Jul Deda tregon me cilët ish-banorë të ‘BBV’ nuk ka më komunikim

Aktori Jul Deda foli së fundmi për eksperiencën e tij në Big Brother dhe raportin që ka me konkurrentët e tjerë pas përfundimit të programit.

Kur Heidi ka qenë në këtë studio ka thënë emrin tënd si një person që do të mund të takohej e të fliste…“, iu tha Julit gjatë intervistës në “Wake Up”, ndërsa aktori tregoi se edhe pse Heidi nuk e ka telefonuar akoma, mban të njëjtin qëndrim ndaj saj.

“Nuk më ka marrë në telefon akoma. Ka gënjyer (qesh). Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të aty brenda, në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishte e drejtë në shumë momente. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin që kam për të, si lojtare është muhabet tjetër pastaj. Për mua Heidi vazhdon të jetë një vajzë inteligjente dhe e di se çfarë do”.

I pyetur se me cilët ish-banorë i ka humbur kontaktet, Deda është përgjigjur hapur:

“Me Heidin dhe Romeon nuk kam patur komunikim. Nuk jam takuar, ata kanë qenë në lëvizje. Me Eglën jemi takuar në studio televizve, por nuk kemi folur në telefon. Pastaj me të tjerët kam pasur kontakt.
Komentet e Dedës ofrojnë njohuri mbi marrëdhëniet në zhvillim mes konkurrentëve të “Big Brother VIP 3″, duke nxjerrë në pah lidhjet e qëndrueshme dhe boshllëqet në komunikim që janë shfaqur që nga largimi nga spektakli”.



lokimagazine