Shëndetësi

Sipas dietologes se njohur Blerina Bombaj, ky eshte vaji me i mire per te gatuar

Nëse ka diçka që konsumohet çdo ditë e pothuaj çdo vakt, ai është vaji!

Të gjitha ushqimet e përpunuara, madje edhe buka përmban vaj.

Në çdo gatim përdoret vaj. Ky fakt e bën vajin të jetë ndër ushqimet që ndikon më shumë në shëndetin tonë, në varësi të cilësisë së tij.

Sipas studimeve të shumta, vaji i misrit dhe i lulediellit, kur nxehen formojnë substanca aldehide, të cilat kanë efekt kancerogjen dhe nxitës për shumë probleme shëndetësore si dëmtim të arterieve, tension të lartë, inflamacion gjatë shtatzanisë dhe ulçer!

TS Poll - Loading poll ...

Por, rreziku më i madh qendron në ndikimin e vajit të gatimit në përbërjen yndyrore të trurit tonë.

Neuronet kanë një shtresë yndyre që i izolon dhe ajo përbëhet nga një raport i caktuar i acideve lyrore omega 3 dhe 6.

Vajrat bimorë si i misrit dhe lulediellit përmbajnë acide lyrore omega 6 me shumicë.

Kjo bën që konsumi i tepruar i tyre të deformojë raportin e yndyrnave në tru.

Pasojat janë të lidhura ngushtë me probleme serioze të shëndetit mendor si disleksia, dementia etj.

Me çfarë vaji të gatuajmë?

Gjalpi, vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë yndyrnat që formojnë më pak aldehide kur nxehen.

Për këtë arsye, është më mirë të gatuhet me to.

Marrë nga : Ne Jemi Cfare Hame – Blerina Bombaj