Horoskopi

Miqtë më të mirë në punë i përkasin këtyre tri shenjave të Horoskopit

Kur gjen shokun/shoqen e ngushtë në ambientin e punës, mund ta konsiderosh fare mirë një fitore. Është personi që mund të bësh thashetheme, të flasësh dhe mbi të gjitha, që ta kthen ambientin e punës në një vend argëtues. Dhe sigurisht, nëse një ditë mungon, duket sikur orët nuk kalojnë.

Shenjat e zodiakut që janë miqtë më të mirë në punë janë gjithnjë iniciatoret. Mund të jenë punonjëësit e vjetër që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi që në ditën e parë. Më pas e gjen veten duke folur dhe duke i kërkuar këshilla e më pas, duke i rrëfyer sekretet e tua më të thella.

Koleget më të mira që bëhen shoqe nuk i marrin gjërat seriozisht. Sigurisht që janë profesionistë, por janë gati që të flasin për gjithçka që të shqetëson dhe ambient i përbashkët është shkaku që disa kolegë bëhen si pjesëtarë të familjes.

Më poshtë gjeni tri shenjat që do të bëhen miqtë tuaj të ngushtë në punë, sipas astrologjisë.

Gaforrja

Gaforrja ndër koleget më të mira sepse nëse të duhet dikush për t’u mbështetur, e ke gjithnjë aty. Si shenjë uji e udhëhequr nga hëna, Gaforrja dallon kur duhet të flasësh dhe do ta gjejë hapësirën për ta bërë. Ajo e di mirë se ç’duhet të thotë kur situata është e tensionuar dhe mund t’i shprehë shumë mirë ndjenjat e saj. Kjo e bën më të lehtë për palën tjetër që të kuptojë se nuk është e vetmja që ka ndier të njëjtën gjë dhe ndarja e këtyre problemeve i ndihmon të afrohen. Jo vetëm kaq, por Gaforrja është e para që do të të bëjë të ndihesh i mirëpritur kur i bashkohesh ekipit.

Virgjëresha

Nëse ndien përhumbje në ditën e parë të punës, shpreso që të kesh në grup një Virgjëreshë. Kjo shenjë e organizuar toke mban mend gjithçka dhe di gjithnjë ç’po ndodh në prapaskenë. Personaliteti i saj do të të bëjë të ndihesh me këmbë në tokë dhe të gjendet gjithnjë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Jo vetëm kaq, por Virgjëresha është shumë argëtuese në punë. Edhe pse mund të mos e mendosh këtë në fillim, Virgjëresha ka një sens humori të fshehur. Nëse shefi thotë diçka qesharake gjatë mbledhjes, shikimi i Virgjëreshës përkthehet në një bisedë plot humor në takimin tuaj. Si shenjë e udhëhequr nga Mërkuri, Virgjëresha do të të marrë menjëherë kontaktet dhe do ta gjeni veten miq në Instagram. Është shenjë që nuk druhet të përziejë miqësinë me punën ndaj është e lehtë të afrohesh me të.

Shigjetari

Sapo të bisedosh me një Shigjetar, do të të duket se e njeh prej kohësh. Shigjetari është një libër i hapur dhe është shumë e thjeshtë të lidhesh me të ndërsa flet për jetën, shqetësimet, kolegët acarues e gjithçka tjetër. Ai nuk mund të rrijë pa folur dhe prandaj e bën shumë të thjeshtë marrëdhënien me të. Si një nga shenjat më argëtuese të zodiakut, Shigjetari nuk kalon asnjë ditë të mërzitshme në punë, pa bërë ndonjë shaka apo rreng. Pas pune, nuk do të të lërë të shkosh në shtëpi pa pirë më parë një gotë së bashku dhe para se ta kesh kuptuar, do të jesh me të duke ngritur dolli si të jeni miq të vjetër.

/a.r