LifeStyle

Ndjekësit fshikullojnë Georginën për dhuratën që i bëri djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij!

Djali i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, festoi së fundmi ditëlindjen e 14-të dhe pamjet e publikuara nga Georgina janë komentuar shumë nga përdoruesit.

Image

Ishte partnerja e Ronaldos, ajo e cila mori përsipër surprizen, duke bërë bashkë të gjithë për të festuar ditëlindjen e Ronaldo Jr.

Megjithatë, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i djaloshit kur mori dhuratën nga Georgina, thote telegrafi. Ajo i dhuroi një valixhe të shtrenjtë Louis Vuitton, por reagimi i tij ishte indiferent.

 

Ronaldo Junior nuk është se pati ndonjë emocion për dhuratën dhe nuk pati një reagim shumë të madh për festen surprize. Shumë përdorues e vun re e disa komentuan se ai nuk po i vlerësonte gjërat që ka. “Ai është shumë me fat, por nuk po e vlerëson”, shkroi një përdorues. “Ai duket i zemëruar”, ishte komenti i radhes. Te tjere sakaq e kritikuan dhe Georginen e cila sipas tyre, duhet t`i kishte bere nje dhurate qe i pershtatej me shume moshes dhe deshirave te tij si adoleshent.