Jennifer Lopez po merr pak kohë dhe hapësirë për të reflektuar mbi martesën e saj, sipas një eksperti të marrëdhënieve, me shumë njerëz që besojnë se këngëtarja është në prag të divorcit nga Ben Affleck.
Këngëtarja 54-vjeçare ka fluturuar së fundmi në Itali për pushime pa bashkëshortin e saj mes këtyre thashethemeve të vazhdueshme për divorc.
Ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson tha për “The Mirror” se udhëtimi solo i Lopez është thjesht një provë më shumë se gjërat nuk janë plotësisht në rregull. “Është një tjetër shenjë se gjërat mund të mos shkojnë mirë në martesën e saj me Ben Affleck”, tha Alderson për “The Mirror”.
“Ata duket se kanë kaluar shumë më tepër kohë të ndarë kohët e fundit, me Ben madje duke u larguar nga shtëpia e tyre e përbashkët dhe kthehet në vendin e tij. Udhëtimi në Itali tregon se mund të ketë disa çështje apo konflikte në marrëdhëniet e tyre që ata po përpiqen t’i zgjidhin”.
Megjithatë, Lopez nuk do të nxitohet në një vendim për të ardhmen e martesës së saj. “Është e mundur që udhëtimi i Jennifer-it në Itali po i lejon asaj pak kohë dhe hapësirë për të reflektuar mbi martesën e saj dhe atë që ajo dëshiron për të ardhmen e saj”, vazhdoi Alderson.
Thashethemet për divorc u shfaqën pasi Lopez mori pjesë në Met Gala vetwm muajin e kaluar. Që atëherë, raportet tregojnë se çifti ka shitur rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills.
bal