ShowBizzz

Kaloi operacionin e vështirë, Dea Mishel flet për herë të parë: Më trembi dhe më mësoi shumë

Dea Mishel Hoxha, në një dalje televizive pas një shkëputjeje të gjatë, foli për herë të parë në “Top Arena për operacionin delikat në kokë.

Finalistja e “Big Brother VIP 2” tregoi se ka kaluar një periudhë sfiduese, nga e cila kia reflektuar dhe ka mësuar shumë.

“Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën. Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam”.

Dea MIshel dha një mesazh për këdo që përballet me probleme shëndetësore.

“Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot”, tha ajo.