ShowBizzz

Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj

Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj.

Ai ishte po ashtu ish-kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Lajmin për vdekjen e tij e dha kryetari aktual e Klinës, Zenun Elezaj.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.

Prenk Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën.

Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën!

Në shenjë nderimi e mirënjohje për kontributin e angazhimin e tij për Komunën e Klinës, nesër, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në orën 10:00, do të mbahet një mbledhje përkujtimore.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!



ks