Është e lehtë të mësosh fëmijët e tu të jenë të sjellshëm, sipas një studimi.
Studimi ka gjetur se prindërit që praktikojnë altruizmin kanë më shumë gjasa të kalojnë vlerat e tyre tek fëmijët, krahasuar me prindërit që janë egoistë.
Kjo mund të ndodhë sepse prindërit që përqendrohen në vlerat “pro-sociale”, janë më të kujdesshëm, janë më të ndjeshëm ndaj nevojave të fëmijëve të tyre.
Si rezultat, ata krijojnë një lidhje më të fortë me fëmijët e tyre, duke e bërë ata më të afërt për të ndjekur vlerat e prindërve.
Studiuesit nga Royal Holloway, Universiteti i Londrës dhe universitetet e Westminster, Vjenës dhe Bernws morën në studim 418 familje gjermane dhe zvicerane. Ato përfshinin fëmijë të moshës ndërmjet 7-9 vjeç në Zvicër dhe 6-11 vjeç në Gjermani.
Prindërit që ishin të prirur që fëmijët e tyre të rriteshin për të qenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm, u konstatua se kishin më shumë gjasa të kishin fëmijë të dashur dhe të mirë.
Ata që ishin më të zellshëm në përpjekjet për pushtet dhe arritje, kishin më pak gjasa që të kishin fëmijë që përsërisnin këto vlera.
Duke qenë më empatik dhe mbështetës, këta prindër gjithashtu tregojnë rëndësinë e këtyre vlerave drejtpërdrejt në marrëdhëniet e tyre me fëmijët e tyre.
Në përfundim, Profesor Bardi tha: “Ky studim vërtet tregon se aty ku prindërit ushqejnë vlera pozitive, mbështetëse dhe altruiste, fëmijët e tyre do t’i marrin këto karakteristika në zemër.”