Eno Popi është padyshim një nga figurat më të dashura televizive. Si një personazh publik ai ka zgjedhur që përgjatë viteve të njihet dhe flitet vetëm për punën e tij, duke preferuar që për jetën e tij private të jetë paksa diskret.
Edhe pse nuk është shumë prezent në rrjet sot freskoi Instagramin duke publikuar një video me vajzën e tij Livi, ku duken disa momente të bukura që ata kanë kaluar së bashku babë e bijë.
Partnerja e tij, Atena është zhvendosur në Canada për shkak të një projekti të mir professional së bashku me vajzën. Eno nga ana tjetër është detyruar të qëndrojë i dyzuar mes Shqipërisë dhe Canadasë.
Ai ka rrëfyer për jetën e tij mes Shqipërisë dhe Kanadasë, ku atje jetojnë bashkëshortja me vajza e tij, ndërsa këtu ai punon. “Ndodh kështu prej dy vitesh e gjysmë për shkak se Atena me Livin jetojnë atje. Atena, vjen nga fusha e imazhit, dizajnit dhe ka ndërtuar karrierë në këtë fushë dhe ka gjetur kontratë pune.
Në periudhën që bëri këtë hap, vajza ishte shumë e vogël dhe mendoj që ishte e drejtë që të vazhdonte me Atenën. Unë po vazhdoja projektet e mija, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Kam qëndruar me time bijë në periudhën mes shkurtit të këtij viti “– rrëfeu Eno.
Galeria fotografike
Tags:
bal