Justin Timberlake bëri deklaratën e tij të parë publike në lidhje me arrestimin.
Ai u arrestua në fillim të kësaj jave pasi u ndalua nga policia dhe ishte në gjendje të dehur, derisa ndodhej në qytetin bregdetar të Sag Harbor.
“Ka qenë një javë e vështirë”, u tha fansave ylli, producenti dhe aktori 43-vjeçar, i cili ka fituar shumë çmime ‘Grammy’, gjatë një shfaqjeje në arenën ‘United Center’ të Chicagos – e para që nga arrestimi i tij të martën.
“Por ti je këtu, dhe unë jam këtu. Dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë moment tani. E di që ndonjëherë është e vështirë të më duani. Por ti vazhdo të më duash dhe unë do të të dua njësoj”.
“I know sometimes.. I’m hard to love. But you keep on loving me and I love you right back.”
– Justin Timberlake speaking to his SOLD OUT crowd in Chicago tonight!
🎥: wright7680 pic.twitter.com/NLCp2qr1VY
— AdoreJT (@adorejt_ig) June 22, 2024
Sipas NPR, departamenti i policisë Sag Harbor e ndaloi Timberlake pak pas mesnatës së 18 qershorit.
Ai po ngiste BMW-në e tij nëpër enklavën piktoreske Hamptons, gjoja pasi kishte lënë një festë.
Timberlake u akuzua se po ngiste makinën në gjendje të dehur.