Gazetari Elvis Myrtaj ose siç njihet ndryshe Lisi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale në një program televiziv.
Ai është shprehur se preferon që jetën personale ta mbajë private, teksa zbuloi edhe për situatën e vështirë që kishte kaluar pas daljes nga Big Brother VIP.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ai u shpreh se personat më të afërt e kanë zhgënjyer.
Moderatori: Ndonjë martesë ndonjë gjë në jetën tënde?
Elvis Myrtaj: Vetëm ndarje.
Moderatori: Kur u lidhe? Kur u ndave për herë të fundit?
Elvis Myrtaj: Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj tek mami e tek babi, atëhere mund të ndodhe.
Kam pasur një traumë pasi dola nga Big Brother VIP, pasi dola. Unë jam një njeri që jap veten për të tjerët, përfshihem shumë. E vendos veten në vendi e dytë. Erdhi një situatë kur dola nga Bigu, është ajo që je shumë i çuditshëm do të ambientohesh dhe këtë situatë të rëndë më rënduan dhe më shumë personat që i kam vendosur para vetes sime. Jeta vazhdon është e lumtur ka lulet e saj.