Prej muajsh thuhet se çifti Ledri Vula- Sara Hoxha kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre, edhe pse dyshja sa herë janë pyetur as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar këtë lajm. Por, duket ditën e djeshme teksa në Zvivër është zhvilluar koncerti ‘Alba Festival’ Sara Hoxha së bashku me të bijën Poem kanë qenë në koncert për të mbështetur Ledrin i cili ishte një ndër artistët që performoi.
Sara ka ndarë në profilin e saj në instagram video gjatë mbrëmjes nën shoqërinë e Poit, teksa babai i së voglës performonte ndërsa fansat janë shumë të lumtur që çifti mesa duket i ka sheshuar mosmarrëveshjet.
Zëra jo zyrtarë janë shprehur se çifti janë shumë mirë dhe kriza e disa muajve më parë tashmë fatmirësisht ka marrë fund.
bal