ShowBizzz

Agron Llakaj rrëqeth me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë

Ditën e sotme është bërë një muaj nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandina.

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje shëndetësore ajo u nda nga jeta në muajin maj.

Llakaj përmes një postimi në mediat sociale ka rrëqethur sot me një dedikim për shoqen e zemrës.

“Imja Kostandina. Një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pafund dhe s’di… Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bëre dhimbje”, shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten e ndjerë.



lokimagazine