LifeStyle

FOTO/ Më të veçantat e Javës së Modës në Paris

Java e Modës në Paris ishte plotësisht ekstravagancë, duke shfaqur elegancën sportive të Vogue World që feston Lojërat e Parisitdhe finalen e madhe të krijuesit Dries Van Noten.

Pasi Java e Modës në Milano ngriti perden, Parisi u vu me shpejtësi në qendër të vëmendjes.

Krijuesit më të mirë të botës vërshuan në  kryeqytetin francez, pak përpara organizimit të Lojërave Olimpike që bëhet muajin e ardhshëm, për të shfaqur modelet e tyre më të fundit dhe më të bukura të veshjeve për meshkuj.

Nga evenimenti i tretë i Vogue World, e cila festoi 100 vjetorin e modës franceze, deri te lamtumira e fundit për Dries Van Noten, një luminues i  grupit me ndikim “Antwerp Six”,  ai qe një ekstravagancë e paharrueshme e shkëlqimit, magjepsjes dhe modës së lartë.

Në rast se e keni humbur, këtu janë disa nga pikat kryesore të javës:

Një shekull stil dhe sport në Vogue World

Në një homazh spektakolar ndaj modës dhe sportit, ngjarja e mbushur me yje e Vogue Ëorld e transformoi vendin e mrekullueshëm Vendome në një pistë të improvizuar, duke ngriturskenën për Lojërat e ardhshme Olimpike të Parisit.

Krijuesit e veshjeve u ekspozuan në një sfond vallëzimi me trokitje të lehta, piruetave të  kamerierëve me verë të kuqe dhe madje edhe fotomodelëve që shtrëngonin “baguettes”.

Duke përshkruar një shekull, çdo dekadë shoqërohej me një epokë stilisti dhe stili.

Pikat kryesore përfshinin veshjet e çiklizmit të viteve ‘20 të Chanel dhe Schiaparelli dhe pamjet e Dior të viteve ’50 të frymëzuara nga kalërimi.

Aktiviteti paraqiti një përzierje elegante të të famshmëve që ecën në pistë, duke përfshirë Sabrina Carpenter, Kendall Jenner, Katy Perry dhe ikonat e tenisit Serena dhe Venus Williams, si dhe interpretime direkte nga Maluma, Bad Bunny dhe Aya Nakamura.

Jared Leto, duke qenë Jared Leto, bëri bujë edhe me elegancën e tij me temë vampirike…

Image

Foto: Jared Leto pozon për fotografët pas mbërritjes në eventin e Vogue World më 23 qershor 2024 në Paris.
Image
Foto: Cara Delevingne pozon për fotografët pas mbërritjes në eventin e Vogue World më 23 qershor 2024 në Paris.

Një lamtumirë e fundit për Dries Van Noten

Dries Van Noten i dha lamtumirën botës së modës me shfaqjen e tij të fundit në Javën e Modës në Paris, pas 38 vitesh dhe 150 koleksionesh.

I nderuar si anëtar i grupit me ndikim “Antwerp Six”, koleksioni i fundit i Van Noten shfaqi përzierjen e tij inovative të elementeve të njohur dhe avangardës.

Image

Veprimtaria shfaqi një pistë argjendi mahnitëse nën një top diskoje 8 metrosh, të vendosur në “I Feel Love” të Donna Summer, me të ftuar si Diane von Fürstenberg dhe Thom Broëne.

Koleksioni mahniti me pëlhura shpikëse si poliamidi i rrudhosur gjysmë i tejdukshëm dhe “fletë e njëanshme që lëvizin, në formë të lëngshme, midis argjendit dhe arit”.

Van Noten ndërfuti gjithashtu një teknikë tradicionale japoneze të quajtur suminagashi, që daton 1000 vjet më parë. Kjo metodë përfshin lundrimin e bojës në ujë dhe më pas transferimin e saj në material, duke krijuar modele unike organike.

Gjatë gjithë karrierës së tij, stilisti 66-vjeçar është shquar për rrëfimin e referencave historike dhe nënkulturore Ai do të na mungojë!

Qen e mace në shfaqjen e Dior

Koleksioni yjor i Kim Jones për Dior ishte fryt i një takimi me qeramikistin Hylton Nel, qeramika dhe poçeria e të cilit, duke përfshirë motive kafshësh, i dhanë koleksionit pranveror parizian një argëtim artistik.

Image

Foto: Një model  me një krijim për koleksionin Dior Pranverë Verë 2025 të prezantuar të premten, 21 qershor 2024 në Paris.

Image

Foto: Demi Moore pozon me një qen në koleksionin e Dior Pranverë Verë 2025 në Paris.

Louis Vuitton nderon bukurinë dhe diversitetin njerëzor
Louis Vuitton tregoi koleksionin e tij të veshjeve për meshkuj pranverë-verë 2025 jashtë në çatinë e ndërtesës së UNESCO-s në Paris – goxha bast në këtë qytet ku kohët e fundit duket se bie shi çdo ditë. Megjithatë, perënditë e motit e favorizuan markën e tij.

Image

Foto: Drejtori kreativ Pharrell Williams pranon duartrokitjet pas koleksionit të Louis Vuitton Pranverë Verë 2025
 
Image
Foto: Modelet veshin krijime për koleksionin e Louis Vuitton Pranverë Verë 2025, i cili u prezantua në Paris.
 
Image
Foto/ Modelet veshin krijime për koleksionin e Louis Vuitton Pranverë Verë 2025, i cili u prezantua në Paris

Drejtori kreativ Pharrell Williams e titulloi koleksionin “Le Monde est à Vous” – ose “Bota është e jotja” – që simbolizon jo vetëm luksin, por një unitet global  të Louis Vuitton.

Koleksioni bashkoi ndikimet globale në krijimet e tij të sofistikuara, duke shfaqur gjithçka, që nga xhaketat e aviacionit deri tek palltot elegante me dy pjesë./ar.sh/SYRI.NET