ShowBizzz

Ata e pranuan vetë, por tani dalin FOTOT që i vënë vulën rikthimit të Sarës dhe Ledrit

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes në muajt, e fundit, për shkak të një krize të përfolur mes tyre.

Vetë çifti ka zgjedhur që ti hedhë më shumë benzinë zjarrit, duke mos thënë asnjëherë përgjigje konkrete për raportin e tyre, edhe për hir të fansave dhe mbështetjes që ata kanë.

Prej disa javësh ka dalë lajmi, se ata janë sërish në krahët e njëri tjetrit, dhe janë rikthyer që të jetojnë së bashku. Tani kanë dalë edhe provat për këtë.

Tani kemi një provë të re se ata janë bashkë. Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore. Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, nuk mund të jetë rastësi. Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.

“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.

E ftuar në “Chery on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:

Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.

Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.

Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.