ShowBizzz

Rregullohen raportet mes Ledrit e Sarës? Ky detaj flet shumë!

Krisja e romancës mes reperit Ledri Vula dhe personazhit publik Sara Hoxha ka qenë ndër temat më të diskutueshme në rubrikat rozë.

Zhdukja e fotografive të përbashkëta, kohë e gjatë që nuk janë parë bashkë as në publik e mos prezenca e Ledrit në premierën e filmit, ku Sara kishte debutuar në kinematografi – duket se kanë mbetur në të shkuarën.

Një detaj që është vënë re së fundmi, është rikthimi i postimeve në profilin e Sarës, ku ajo dhe Ledri shihen si super të dashuruar.

E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Ledrin.

 

Aktualisht reperi ka plot 79 postime në llogarinë e tij të Instagramit, dhe asnjë nga to nuk përfshin ndonjë imazh ku ai ka pozuar me Sarën.



ks