Nuk ndodh shpesh që gratë shtatzëna të kenë partner transgjinor, i cili t’u thotë se e kanë përjetuar më parë dhe t’i kuptojë.
Ylli i “Too Hot to Handle”, Francesca Farago tha për “E! News” pse i fejuari i saj, Jesse Sullivan, ka qenë ndihmë e madhe gjatë shtatzënisë.
“Është si ëndërr që jam me dikë që ka qenë shtatzënë më parë. Rri e pyes: ‘A është normale? Ose ‘E ke ndierë këtë?’ Nuk ka mbështetje më të mirë.”
Bashkëshorti i saj, Sullivan, 34-vjeçar, është babai i Arlosit, 15-vjeçar, fryt i lidhjes së gjimnazit. Sullivani po e rriste i vetëm Arlonin kur ndryshoi gjininë.
Farago, 30-vjeçare, u njoh me Sullivanin në vitin 2021. Çifti pati një kimi të menjëhershme kur ajo po e intervistonte në “Zoom” me rastin e “TikTok Pride event”.
Ata shpallën fejesën në prill të vitit 2023.
Çifti ka ndarë shpeshherë detaje të eksperiencës nga Fekondimi in Vitro, që nisën vitin e kaluar. Sullivani dhe Farago, të dy, ngrinë vezët. Ata përdorën spermën e një dhuruesi të njohur, por identitetin ende nuk e kanë ndarë me mediat.
Ata kishin vendosur që të përdornin embrionet e Farangos për fëmijën e tyre të parë dhe të Sullivanit, për fëmijën e dytë.
Ata janë në pritje të binjakëve.