ShowBizzz

DJ PM dhe Sarah Berisha janë gati të bëhen prindër!

Qysh prej daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother Vip”, Sarah Berishën dhe Dj.Pm i ka ‘përndjekur’ vetëm një pyetje: “Kur do bëni fëmijë?”

DJ PM ishte i ftuar në emisionin “District”, ku ndër të tjera foli edhe për planet për fëmijë.

I pyetur për planet për dasmë, PM u përgjigj se për momentin nuk kanë plan të bëjnë dasmë, mirëpo kanë dëshirë të kenë fëmijë.

Nuk e di. S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar”

Për sa i përket gjinisë, PM u shpre se me rëndësi ka të jetë shëndoshë e mirë, mirëpo ka dëshirë që fëmijën e parë ta ketë djalë.

Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon.”



lokimagazine