ShowBizzz

“Në pandemi i hypsha kerrit e dilsha knojsha” – Vllasaliu rrëfen momentet në karrierën e tij si këngëtar

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu ka rrëfyer për momentet e bukura gjatë karrierës së tij si këngëtar.

Vllasaliu teksa ka krahasuar kohët e kaluara kur bëhej muzikë me atë që po bëhet tashmë ka thënë se ka dallime esenciale.

Ai thotë se atëherë janë bërë këngët më të mira ndoshta edhe pse ka qenë kohë më e vështirë.

“Gjërat më të mira janë bërë atëherë se tash, kur na kan qitë prej shpiave, janë bërë këngët më të mira atëherë, kemi qenë në zor”, ka thënë Vllasaliu.

Vllasaliu thekson se është e vështirë të selektohen gjithmonë tekste e të krijohen këngë të reja me tema të përgjithshme kur në bagazh ke shumë këngë.

“Kur bëhen shumë këngë, është problem të zgjedhësh tekstet”.

Sipas tij, gjeneratat e tjera tashmë në tregun muzikor kanë më shumë përparësi pasi teknologjia u ka lehtësuar jetën duke u bërë thirrje që të mos kenë inate në profesion sepse vetëm ashtu mund të përparojnë tutje.

“Ja u ka lehtësu punën teknologjia, do përparojnë kur kritika është pjesa më e mirë e jetës, por jo kritikë e bazuar në xhelozi e profesion”, ka theksuar ai.

Ndonëse ishte në Amerikë një kohë të gjatë, Vllasaliu thotë se dashuria për muzikën nuk iu zbeh edhe pse u mor me basketboll e futboll.

“Unë kam luajtur basketboll dhe futboll, dallimi është aty ku më ka dërguar jeta gjithmonë, tek muzika. Në pandemi i hypsha kerrit e dilsha knojsha, kjo është dashuria për muzikën, aty ku të qon zemra, cka të vjen nga brenda”, ka vijuar Vllasaliu.

Përveç dashurisë për muzikën, Vllasaliu ka rrëfyer edhe për momentet e tij të bukura familjare.

Si baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm, ai thotë se me padurim pret të kthehet në shtëpi e të çlodhet duke kaluar kohë me ta.

“I kam tre fëmijë të mrekullueshëm, kjo është level tjetër i jetës. Si prind në këtë industri, mezi pret të shkon në familje, aty është sinqeriteti më i madh. Tash edhe gjysh, kur je krejt i lodhur, ata janë infuzioni shpirtëror, ma largojnë lodhjen. Dashuria ndaj nipave dhe mbesave është mjalta që thojnë shqiptarët..”, ka theksuar Vllasaliu.

Vllasaliu gjithashtu bëri të ditur se është në përgatitje të një albumi të ri.