ShowBizzz

Celine Dion do të kthehet në skenë? ‘Zëri po rindërtohet’!

Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka zbuluar se planifikon të kthehet në skenë pas diagnostikimit e sëmundjes që i shkaktonte çrregullim neurologjik në vitin 2022, shkruan BBC. ”Stiff Person Syndrome” (SPS) shkakton spazma muskulore, me të cilat Dion thotë se ajo jetoi për vite të tëra pa e diagnostikuar, duke besuar se ”ishte lodhje nga turnetë muzikorë. Dion thotë se zëri i saj aktualisht është duke u “rindërtuar”, siç do të jetë shfaqja e saj e re në Las Vegas. “Kemi punuar shumë për ta vene ne skene kete show këtë shfaqje, sepse jam kthyer në një formë të mirë”, theksoi ajo.

Celine Dion do të kthehet në skenë? ‘Zëri po

Këngëtarja e njohur Celine Dion është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme neurologjike SPS e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Ndërsa nuk ka një kurë për SPS, ka trajtime dhe Celine ka treguar se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat. 54-vjeçarja iu drejtua fansave të saj në një postim të përlotur në Instagram teksa zbuloi se kjo e ka detyruar të anulojë turneun e saj evropian.

Shkaktari i saktë i SPS nuk dihet. Sipas ekspertëve në Kolegjin Universitar në Londër, gjendja shkaktohet nga spazma të vazhdueshme dhe prek muskuj të ndryshëm kryesisht në gjymtyrët e poshtme. Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen nga mosha 40-60-vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët të paaftë për të ecur apo folur. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.



bal