Disa mjeke pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri. Hetimet kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, e kane hedhur dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore. Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, i orientonte pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.
Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private. Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: “Vari l*sht”. Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu. Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.
Sakaq diten e mërkurë është planifikuar të mbahet një para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë. Tubimi është organizuar pas skandalit që u zbulua në spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Protesta do të mbahet në orën 19:00, si shenjë revolte ndaj asaj që është zbuluar në dosjen e hetuar nga Prokuroria e Tiranës.
bal