ShowBizzz

Kim Kardashian flitet që ka një pëlqim për yllin e Anglisë, Jude Bellingham

Kim Kardashian flitet se ka një pëlqim për lojtarin e kombëtares angleze, Jude Bellingham.

Ylli i Anglisë së fundmi është bërë ambasador i markës për kompaninë e saj Skims, shkruan The Sun.

Kim Kardashian ndau fotografi të shumta të Bellinghamit, në llogaritë e saj në rrjetet sociale ku lojtari pozonte për markën.

“Jam e emocionuar të zbuloj Jude si fytyrën e fushatës sonë të re të Skims Men”, shkroi miliarderja.

“Ai ka qenë gjithmonë një yll në rritje brenda botës së futbollit, por këtë vit ai me të vërtetë është forcuar si një ikonë dhe ndikimi i tij në brezin e ardhshëm të lojtarëve dhe tifozëve është i pamohueshëm!”, deklaroi ajo.

Foto: Kim Kardashian / The Sun

“Kjo është një kohë kaq emocionuese për markën dhe kjo fushatë është një shembull tjetër i aftësisë së Skims për të krijuar momente kulturore globale, veçanërisht brenda sportit”.

Një burim i ka thënë Heat Magazine se miliarderja nuk është e mahnitur vetëm nga ndikimi i tij.

Sipas këtij burimi thuhej se Kim Kardashian ka një pëlqim për yllin e Real Madridit dhe nëse ky i fundit nuk do të ishte në lidhje ajo “do të ishte e interesuar”.

“Përfshirja e Jude-it në fushatën e Skims ishte një sukses i madh”, thanë burimet.

“Ai është shumë i rëndësishëm për momentin, kështu është me rendësi për të”.

“Ai jeton në Madrid dhe ajo ka dëgjuar se ai është në një lidhje, por nuk është sekret që nëse ai do të ishte i lirë, Kim do të ishte e interesuar”.

Burimi pohoi gjithashtu se Kim nuk ndalon së foluri se sa tërheqës është Jude.

“Jude është tërheqës dhe ajo nuk sheh asgjë gabim për pëlqimin që ka”.

Bellingham momentalisht është në lidhje me influenceren holandeze, Laura Celia Valk.