Testet e personalitet dhe “quiz-et” zakonisht janë të paraqitura si ilustrime magjepsëse të objekteve, vizatimeve ose fotografive. Secila prej zgjedhjeve që njerëzit bëjnë është e ndryshme nga njëra-tjertra duke qenë se edhe perceptimet e tyre janë unike. Ato janë gjithashtu pjesë e fushës së psiko-analizës pasi hedhin pak dritë mbi tiparet e personalitetit dhe dëshirave të fshehta të zemrës. Ilustrimi i mësipërm është një shembull i shkëlqyer për këtë. Ai është shpërndarë kohët e fundit në rrjete të ndryshme sociale duke u bërë shumë viral. Cila pije ju intrigon më shumë?
Mundësitë janë:
1. Elikziri lejla (Ju tele-transporton kudo që doni)
2. Elikziri i zi (Ju bën të padukshëm sipas dëshirës)
3. Elikziri i gjelbërt (Ju jep bukuri dhe rini të përjetshme)
4. Elikziri i kuq (Ju jep mundësinë të kontrolloni elementin e zjarrit)
5. Elikziri bojëqielli (Ju jep mundësinë të merrni frymë nën ujë)
Elikziri lejla (Ju tele-transporton kudo që doni)
Nëse zgjedhja juaj ishte elikziri magjik me ngjyrë lejla, psikologët tregojnë se ka një arsye përse jeni tërhequr pikërisht nga kjo pije. Diçka i mungon jetës suaj dhe nuk jeni kanalizuar ende për të arritur pikësynimet tuaja. Keni nisur një rrugëtim të vështirë për të gjetur qëllimin tuaj të jetës, por për momnetin jeni në një udhëkryq dhe nuk dini nga të drejtoheni. Ju duhet pak kohë reflektimi me veten tuaj në mënyrë që të zbuloni se kush jeni në të vërtetë. Dëshironi të qëndroni diku? Dëshironi të largoheni? Përgjigjen tashmë e dini, ju duhet thjesht pak kohë.
Elikziri i zi (Ju bën të padukshëm sipas dëshirës)
Nëse zgjedhja juaj e parë ishte elikziri i zi, dijeni se nuk është e rastësishme. Njëlloj si fuqia e kësaj pijeje, çfarë dëshironi të bëni është të largoheni nga çdokush e çdo gjë për disa kohë. Mund të ndiheni të padukshëm pasi nuk jeni në kontroll të veprimeve dhe vendimeve që merrni. Kështu, opsioni më i mirë është të jeni të padukshëm dhe t’i shmangeni përgjegjësive dhe barrave, të paktën për disa kohë. Ndoshta nuk jeni duke bërë atë që dëshironi në jetë dhe po ndiqni verbërisht planet e të tjerëve. Forca për të dalë nga kjo situatë gjendet brenda jush, ndaj luftoni.
Elikziri i gjelbërt (Ju jep bukuri dhe rini të përjetshme)
Nëse zgjodhët pijen që ju bën të qëndroni përgjithmonë të rinj, atëherë keni nevojë për më shumë kohë. Ju duket sikur koha kalon shpejt dhe bashkë me të dhe qëllimet e planet që i kishit vendosur vetes qëllim. Mendoni se tani jeni shumë vonë dhe e ardhmja po ju ikën nga duart. Ky elikzir gjithashu tregon se po përpiqeni të bëni paqe me të shkuarën dhe ende nuk e keni arritur këtë gjë. E keni të vështirë të pranoni se e shkuara ka kaluar dhe zgjedhjet tuaja nuk mund të ndryshojnë. Mendoni se nëse e bëni kohën të ndalojë, do të keni mundësinë të ndërmerni një tjetër rrugë. Mos harroni se disa nga mësimet më të mira që kemi mësuar vijnë nga gabimet e së kaluarës. Për më tepër, nëse doni të ndryshoni diçka, mund të nisni që tani.
Elikziri i kuq (Ju jep mundësinë të kontrolloni elementin e zjarrit)
Duhet ta pranojmë se duhet të jetë një ndjesi e lezetshme të kesh kontroll mbi zjarrin si në filmat me superheronj. Kjo lloj fuqie quhet “Pyrokinesis” dhe njerëzit të cilët e zgjedhin si opsion mund të jenë shenja zjarri si Luani, Dashi dhe Shigjetari ose shenja ajri si Binjakët, Ujori dhe Peshorja. Ju jeni njerëz energjikë, luftëtarë e sypatrembur dhe energjia juaj vihet re nga çdo njeri që ju rrethon. Zakonisht kjo zgjedhje tregon se brenda jush po ndodh një luftë emocionesh të forta të cilat janë agresive dhe konfliktuale. Mund të jeni të zemëruar për ndonjë padrejtësi që mund t’ju kenë bërë ose mund të jeni të demoralizuar pasi nuk keni arritur objektivat tuaja. Në këtë moment keni nevojë për të anasjelltën e zjarrit. Ju duhet të bëni paqe me emocionet tuaja dhe të gjykoni situatat në mënyrë objektive. Vetëm kështu mund të kuptoni realitetin dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Situata nuk është aq problematike sa e mendoni, ju duhet vetëm pak qetësi.
Elikziri bojëqielli (Ju jep mundësinë të merrni frymë nën ujë)
Opsioni i fundit është një ndër më interesantët pasi vetëm një përqindje e vogël e njerëzve që e kanë bërë këtë “quiz” e kanë zgjedhur. Me shumë gjasa mund të jeni një shenjë uji si Peshqit, Gaforrja ose Akrepi. Në këtë moment keni nevojë të përdorni imagjinatën dhe të ritakoni fëmijën brenda vetes. Kështu, doni të largoheni nga realiteti që njihni pasi ai është stresues dhe zhgënjyes. Diçka mund t’ju ketë lodhur shumë emocionalisht duke shkaktuar një ezaurim mendor. Kjo mund të vijë si pasojë e njerëzve toksikë ose debateve me persona që i konsideroni të rëndësishëm. Në mendjen tuaj kishit projektuar një tjetër figurë për ta dhe tani që maska ka rënë, po shihni natyrën e tyre të vërtetë. Si rrjedhojë mund të doni t’i shmangeni një përballjeje dhe të çliroheni. Merrni pak kohë dhe kujdesni për veten larg të tjerëve. Pasi të jeni rikthyer, do mund t’i shihni situatat me kthejlltësi.