Edhe pse Jennifer Lopez shënoi pamjen më të suksesshme të Javës së Modës në Paris në prezantimin e Dior, të gjithë ishin duke folur në fakt për fluturimin në klasin ekonomik drejt kryeqytetit francez, në vend që të zgjidhte një avion privat. Diva latine ishte atraksioni kryesor në spektaklin e Christian Dior, duke u shfaqur me një fustan ngjyrë nudë, të shoqëruar me sandale në të njëjtën nuance dhe me pak shkëlqim metalik e me taka të larta ortopedike.
Të gjithë donin të shihnin nëse J Lo e kishte ende unazën e martesës në gisht, por ajo e mbuloi këtë me doreza lëkure të zeza. Jennifer e kompletoi look-un e saj me një palë syze dielli, por në momentin që i hoqi, make up-i e tradhetoi, sepse fondatina e tepërt bëri që rrudhat t`i binin vërtet shumë në sy.
JLo nuk po kalon një periudhë të mirë: divorci i saj nga Ben Affleck thuhet se është i pashmangshëm, dhe artistja u detyrua të anulojë turneun sepse biletat nuk shiteshin, ndërsa tani përballet edhe me sulme personale. Një ish-prezantuese televizive, e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha për J Lo se ajo është “një person jashtëzakonisht i pakëndshëm”, “që nuk e njeh modestinë”.
bal